Lidhje

Përkujtohet 60 vjetori i zbarkimit në Normandi - 2004-06-06


Udhëheqësit e 16 vendeve u bënë homazhe dje ushtarëve, që vërshuan në plazhet e Normandisë në Francën veriore para 60 vjetësh për të çliruar Evropën nga pushtimi nazist.

Presidenti francez, Zhak Shirak, kryesoi ceremonitë me rastin e përvjetorit të kësaj dite në qytetin Arromanches në bregdetin e Normandisë. Ai tha se udhëheqësit e ditëve tona e kanë për detyrë të qëndrojnë të bashkuar për kauzën e lirisë dhe demokracisë.

Kancelari gjerman Gerhard Shrëder u bë dje udhëheqësi i parë gjerman, që mer pjesë në një ceremoni me rastin e ditës së zbarkimit të forcave aleate në Normandi. Ai tha se gjermanët mbajnë me seriozitet përgjegjësinë e tyre për të filluar Luftën e Dytë Botërore.

Po dje më parë, presidenti Bush nderoi trupat amerikane në një varrezë ushtarake amerikane në Colleville-sur-Mer, ku janë varrosur më shumë se 9 mijë ushtarë që u vranë gjatë zbarkimit më 6 qershor të vitit 1944.

//ze//

XS
SM
MD
LG