Lidhje

Solana: Një shoqëri ku vriten të rinjtë nuk ka vend në Evropë - 2004-06-07


Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Javier Solana, ka paralajmëruar qytetarët e Kosovës, duke thënë se një shoqëri ku vriten të rinjtë nuk ka vend në Evropë.

Zoti Solana i bëri komentet në Prishtinë, dy ditë pas vrasjes së një të riu serb që mendohet se është qëlluar nga një makinë me shqiptarë.

Vrasja në enklavën serbe të Graçanicës në afërsi të Prishtinës ka ngjallur frikë për përsëritjen e dhunës së marsit, e cila la 19 të vdekur, qindra të plagosur dhe mijëra të pastrehë.

Të hënën në mëngjes, zoti Solana vizitoi një kamp strehimi në Fushë-Kosovë në afërsi të Prishtinës, ku qeveria po rindërton shtëpitë e shkatërruara në muajin mars. Ai shprehu shqetisime se rindërtimi i shtëpive po vazhdonte me ngadalësi. //kk//

XS
SM
MD
LG