Lidhje

Amerikanët kujtojnë me nderim ish-Presidentin Ronald Regan - 2004-06-07


Shumë amerikanë e kujtojnë me nderim periudhën kur Ronald Regani ishte president në Shtëpinë e Bardhë. Disa vizitorë që kanë ardhur në Uashington për të parë përmendoren kushtuar luftës së dytë botërore, si Fred Rexrode nga shteti i Virginias, mendojnë se Reagani do të mbetet në histori si një president dhe udhëheqës i madh.

“Mendoj se për vendin tonë, mbarimi i Luftës së Dytë Botërore ishte një pikë kthese. Ishte gjithashtu diçka që simbolizonte unitetin tonë sepse njerëzit e ndjenin veten akoma më krenarë që ishin amerikanë, pra në atë kohë në vend kishte një frymë më të madhe patriotike”. Shumë vizitorë në Parkun Qendror të Uashingtonit kujtojnë këto ditë humorin e Presidentit Regan dhe ndershmërinë e tij. Disa kujtojnë shakatë e tij menjëherë pas atentatit që iu bë në vitin 1981 si dhe aftësinë e Reaganit për t’i prekur në zemër amerikanët me stilin e tij karizmatik. Jim Hill nga Koloradoja tha se ajo që e impresiononte më shumë ishte aftësia e Reganit për të bashkëpunuar me anëtarët e Kongresit me të cilët nuk kishte pikpamje të njëjta, gjë që, siç thotë ai, mungon në politikën e sotme.

“Më në fund, ai gjithnjë arrinte t’i bashkonte njerëzit dhe të qeshte e të bënte shaka. Mendoj se kjo eliminonte përçarjet si këto që kemi sot. Mendoj se ajo ishte një gjë e mirë. Sepse ne mund të debatojmë dhe të zihemi për këtë apo për atë gjë, por në fund të fundit na duhet që përsëri të jemi miq me njëri-tjetrin. Mendoj se kjo nuk ndodh tani. Ne jemi të përçarë dhe kjo është diçka e keqe. Pra na duhet dikush që të na bashkojë përsëri”.

Presidenti Bush e ka shpallur të premten Ditë Kombëtare Zije për zotin Reagan, i cili ishte president nga viti 1981 deri në vitin 1989.

Në deklaratën e tij, Presidenti Bush tha se zoti Regan e forcoi më tej sigurinë e Amerikës dhe i dha një shtytje përhapjes së paqes, lirisë dhe demokracisë tek miliona njerëz, të cilët kishin jetuar në errësirë dhe shtypje. Presidenti Regan do të varroset të premten mbrëma në Bibliotekën Reagan në Kaliforni.//kk//

XS
SM
MD
LG