Lidhje

Negroponte: Prjektrezoluta e OKB-së për sovranitetin e Irakut do të miratohet - 2004-06-08


Zyrtarë amerikanë thonë se pritet që Këshilli i Sigurimit i OKB-së të votojë të martën lidhur me një projektrezolutë, në të cilën shprehet mbështetje për qeverinë e përkohshme irakiane që do të marrë pushtetin më 30 qershor.

Ambasadori amerikan në Kombet e Bashkuara, John Negroponte, tha se mendon që Këshilli do ta miratojë projektrezolutën, e cila do të autorizojë një forcë paqeruajtëse të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara të qendrojë në Irak edhe pas kalimit të pushtetit në duart e irakianëve.

Të hënën, Shtetet e Bashkuara dhe Britania bënë ndryshime në çastet e fundit me qëllim që të zhduknin shqetësimet franceze, gjermane dhe ruse rreth garantimit të sovraniteti të Irakut përsa u përket çështjeve të sigurimit, përfshirë operacionet e rëndësishme ushtarake të forcës së udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara.

Diplomatët thonë se versioni i ri i projektrezolutës garanton sigurinë edhe për personelin e Kombeve të Bashkuara, një nga shqetësimet kryesore të Sekretari të Përgjithshëm të organizatës botërore, Kofi Anan.

XS
SM
MD
LG