Lidhje

Bushi do të kërkojë mbështetje për politikat e tij në Lindjen e Mesme - 2004-06-08


Zyrtarë amerikanë thonë se presidenti i ri i Irakut, Ghazi al Yaweri, do të takohet me Presidentin Bush në ishullin turistik Sea të shtetit amerikan Georgia, ku sot hapet takimi i nivelit të lartë i Grupit të Tetshes.

Zyrtarët thonë se takimi me udhëheqësin e ri irakian do të zhvillohet të merkurën. Në takimin e nivelit të lartë janë ftuar edhe krerë shtetesh nga disa vende të tjera të Lindjes së Mesme, përfshirë udhëheqësit e Bahreinit, Jordanisë dhe Jemenit.

Gjatë takimit tri ditësh të nivelit të lartë, pritet që Presidenti Bush të kërkojë nga udhëheqësit e Grupit të tetshes që të mbështesin politikën e tij si ndaj Irakut ashtu edhe ndaj procesit të paqes në Lindjen e Mesme.

Presidenti Bush do të takohet me udhëheqësit e Britanisë, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Rusisë. Në rendin e ditës do të jetë edhe lehtësimi i borxheve për vendet e varfëra dhe lufta kundër Sidës.

XS
SM
MD
LG