Lidhje

Shqipëri: Komisioni parlamentar i mediave propozon ndryshime në projektligj - 2004-06-08


Në Shqipëri komisioni parlamentar i medias miratoi sot disa propozime që u bënë për projektligjin mbi median e shkruar me synim ndarjen e shtypit nga bizneset e tjera.

Ky komision pranoi propozimin e deputetit socialist Erion Brace që asnjë pronar apo bashkëpronar i një organi shtypi të mos lejohet të përfitoje nga fondet publike nëpermjet procedurave te tenderave si dhe që gazetat të mos shiten nën koston e tyre të prodhimit dhe që cmimi të mos jetë nën 30 lekë.

Këto propozim u arsyetuan me faktin se në këtë mënyrë shtypi i shkruar do të ishte jashtë ndikimeve të politikës dhe pushtetit. Në të vërtetë në Shqipëri vecanërisht dy vitet e fundit është rritur numri i gazetave që shiten nën kosto pronarët e të cilave kanë aktivitete të tjera biznesi. Shitja nën kosto ka bërë që disa prej këtyre gazetave të rrisin tirazhin e tyre duke u bërë me ndikim në opinionin publik që që mbart dhe rrezikun e përdorimit të tyre nga pronarët për interesat e bizneseve të tjera që ata zotërojnë.

//rd//

XS
SM
MD
LG