Lidhje

Këshilli i Sigurimit pritet të miratojë rezolutën mbi Irakun - 2004-06-08


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara pritet të miratojë sot rezolutën duke mbështetur qeverinë irakiane që do të marrë pushtetin pas 30 qershorit.

Franca dhe Gjermania kanë shprehur rezerva lidhur me rezolutën por tani thonë se janë gati ta miratojnë atë pas marrëveshjeve të arritura në minutat e fundit.

Franca e mbështetur nga disa vende kishte kërkuar që qeveria irakiane të kishte më shumë kontroll mbi operacionet ushtarake të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara. Uashingtoni dhe Londra përpunuan rezolutën duke premtuar më shumë bashkëpunim me qeverinë e re irakiane lidhur me operacionet ushtarake.

Rusia dhe Kina kanë thënë gjithashtu se mbështesin ndryshimet e fundit. Diplomatët presin që rezoluta të miratohet unanimisht.

//rd//

XS
SM
MD
LG