Lidhje

Këshilli i Sigurimit miraton njëzëri rezolutën për Irakun - 2004-06-09


Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara mbështeti njëzëri trasferimin e sovranitetit në Irak nga koalicioni i udhëhequr prej Shteteve të Bashkuara në duart e një qeverie të përkohshme irakiane.

Rezoluta ishte propozuar nga Shtetet e Bashkuara dhe Britania. Presidenti Bush dhe kryeministri britanik, Tony Blair, e përshëndetën miratimin e rezolutës duke e cilësuar si një zhvillim historik për Irakun.

Presidenti i përkoshëm irakian, Ghazi al Jaueri, tha se rezoluta u jep irakianëve sovranitet të plotë. Ai kërkoi ndihën e komunitetit ndërkombëtar për të ruajtur rendin e qetësinë derisa Iraku të përgatitë forcat e tij të sigurimit.

Rezoluta autorizon qendrimin e një forca shumëkombëshe nën udhëheqjen amerikane të qendrojë në Irak për të ruajtur paqen. Versioni origjinal i rezolutës u ndryshua për të siguruar një bashkëpunim më të madh midis forcave të koalicionit dhe qeverisë së re irakiane, por ajo nuk i jep qeverisë së Bagdadit të drejtën e vetos ndaj operacioneve ushtarake të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG