Lidhje

Irak: makinat bombë vrasin 11 irakianë dhe 1 ushtar amerikan - 2004-06-09


Shpërthimet e dy makinave bombë në Irak lanë të martën të vrarë të paktën 11 irakianë dhe një ushtar amerikan.

Zyrtarë ushtarakë amerikanë thanë se një makinë bombë shpërtheu pranë një baze ushtarake amerikane në afërsi të qytetit Bakuba, duke shkaktuar vdekjen e dy irakianëve dhe të një ushtari amerikan. 10 ushtarë të tjerë u plagosën.

Një makinë tjetër bombë shpërtheu pranë zyrës së kryetarit të bashkisë së qytetit verior të Mosulit, duke shkaktuar vdekjen e 9 personave dhe plagosjen e 25 të tjerëve.

Në afërsi të qytetit Falluxhah, në perëndim të Bagdadit, dëshmitarët thonë se një civil irakian u vra kur persona të armatosur hapën zjarr kundër forcave amerikane pranë një stacioni policor.

Ndërkohë në jug të Bagdatit, gjashtë ushtarë të koalicionit, tre nga Sllovakia dy nga Polonia dhe një nga Letonia, u vranë në një shpërthim aksidental të municionit që po shkatërronin.

XS
SM
MD
LG