Lidhje

Në Uashington fillojnë ceremonitë për nder të Presidentit Regan - 2004-06-09


Aeroplani me trupin e Presidentit Ronald Regan po fluturon drejt Uashingtonit, ku pas disa orësh do të fillojnë ceremonitë shtetërore për varrimin e presidentit të 40 të Shteteve të Bashkuara.

Arkivoli me trupin e tij u largua sot nga biblioteka presidenciale në afërsi të Los Angelosit, për në një bazë ushtarake aty pranë, nga ku u nis pastaj me një avion presidencial. Trupi shoqërohet nga ish zonja e parë Nancy Reagan.

Këtu në Uashington, ndërkohë, njerëzit kanë filluar të qëndrojnë në radhë që tani, për të kaluar para arkivolit me trupin e tij që do të vendoset në mjediset e Kongresit. Shërbimi zyrtar i përmortshëm do të zhvillohet të premten.

Në bibliotekën që mban emrin e Reganit në Kaliforni, dje dhe sot, mbi 100 mijë njerëz bënë homazhe duke kaluar para arkivolit të mbështjellë me flamur. Zoti Regan do të varroset të premten, në të perënduar të diellit, në mjediset e kësaj biblioteke. //kk//

XS
SM
MD
LG