Lidhje

Rusia: Teherani duhet të bëjë publike të gjitha veprimtaritë bërthamore - 2004-06-09


Rusia thotë se do të vazhdojë ta mbështesë programin bërthamor rus, por Teherani duhet të plotësojë kërkesat e komunitetit ndërkombëtar për të bërë publike të gjitha veprimtaritë e veta bërthamore.

Një këshilltar i presidentit rus Vladimir Putin u tha dje gazetarëve se bashkëpunimi i Moskës me Iranin do të vazhdojë përsa kohë që Tehereni të plotësojë kushtet e Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Atomike.

Në Vienë, Britania, Franca dhe Gjermania paraqitën një projekt-rezolutë në Agjencinë për Energji Atomike, ku kritikohet Irani se nuk i ka bërë të njohura të gjitha veprimtaritë bërthamore dhe i kërkohet Teheranit të bashkëpunojë dhe të zgjidhë të gjitha problemet ekzistuese.

Javën e ardhshme, bordi i Agjencisë duhet të mbajë një takim për Iranin, që këmbëngul se programi i tij bërthamor ka qëllime paqësore dhe mohon akuzat amerikane sipas së cilave ai po përpiqet të prodhojë armë bërthamore.

XS
SM
MD
LG