Lidhje

Zëvendëspresidenti i Bankës Botërore shprehet entuziast për bashkëpunimin me Shqipërinë - 2004-06-10


Zëvendëspresidenti i Bankës Botërore u takua të enjten me autoritetet më të larta të vendit për të diskutuar rreth arritjeve dhe sfidave të Shqipërisë si dhe mbi rolin e Bankës në programimin e reformave që synojnë përmirësimin e standarteve të jetesës dhe uljen e varfërisë.

Në përfundim të takimit më ministrin e financave Arben Malaj, zëvendëspresidenti Shigea Katsu u shpreh se është i kënaqur me rezultatin e bashkëpunimit duke konfirmuar së Banka Botërore do të jetë e angazhuar dhe shumë pozitive duke theksuar faktin që Shqipëria do të plotësojë sfidat e saj drejt integrimit europian.

Ashtu si dhe shumë përfaqësues të tjerë ndërkombëtar edhe zoti Katsu ka vënë theksin në rëndësinë e zbatimit të ligjeve në Shqipëri. Ai konfirmoi pjesëmarrjen e Bankës në finanimin e një pjese të rrugës Durrës-Morinë që do të lidhë Shqipërinë me Kosovën.

Duke qenë se ritmet e zhvillimit të ekonomisë shqiptare kanë shënuar rritje e matur kjo me nivelin e Prodhimit të Brendshëm Bruto, Shqipëria nuk mund të përfitojë më kredi të buta. Por zoti Kastu tha se megjithatë do të gjenden mënyrat që ato të mund të vazhdojnë edhe në të ardhmen.

Aktualisht Banka botërore është dhuruesi dhe mbështetësi kryesor ekonomik i Shqipërisë. Prania e saj është e shtrirë thuajse në të gjithë sektorët deklaroi ministri i Financave Arben Malaj i cili tha se dhe në të ardhmen qeveria shqiptare do të ruajë prioritetet e saj në bashkëpunimin me Bankën botërore

“Në bashkëpunimet e ardhshme neve mendojmë që të ruajmë prioritetet në përputhje me strategjinë, të meritojmë mbështetjen nëpërmjet thellësisë dhe shpejtësisë së reformave, që qeveria shqiptare duhet të ndërmarrë dhe të rrisim efiçencën maksimale të financimeve që realizojnë ekonominë shqiptare si nga buxheti, si nga donatorët, ashtu edhe ato të sektorit privat”, tha Ministri Malaj.

Që nga viti 1991, kur Shqipëria u bë anëtare e Bankës Botërore, janë përfitura financime për 53 projekte me një vlerë prej 754 milion dollarë, kredi koncensionale. Banka po punon me qeverinë shqiptare në një sërë nismash për uljen e varfërisë, përmirësimin e standarteve të jetesës, rritjen e përgjegjshëmrisë së shtetit dhe përmirësimin e infrastrukturës dhe shërbimeve sociale.

XS
SM
MD
LG