Lidhje

Turqia mbyll ngushticën e Bosforit për takimin e Natos - 2004-06-11


Zyrtarët turq vendosën të ndalojnë anijet cisternë që transportojnë naftë dhe anijet e tjera që transportojnë lëndë eksplozive të kalojnë përmes ngushticës së Bosforit gjatë takimit të nivelit të lartë të Natos në fund të muajit.

Ministria e jashtme e Turqisë e bëri të ditur këtë njoftim në kuadër të masave të shtuara të sigurimit në Stamboll para takimit dy ditor të udhëheqësve të vendeve të Natos që fillon më 28 qershor.

Njoftimi i ministrisë turke bën të ditur se nuk do të ketë kufizime për anijet ushtarake dhe ato të udhëtarëve.

Siguria në Stamboll paraqet shqetësim të veçantë, sidomos pas shpërthimeve të nëntorit, të lidhura me Al-Kaidën, nga të cilat gjetën vdekjen 60 persona.

Ngjushtica e Bosforit pranë Stambollit është rruga e vetme detare për të dalë në oqean nga Deti i Zi.

XS
SM
MD
LG