Lidhje

Filloi kampionati evropian i futbollit - 2004-06-12


Kampionati evropian i futbollit filloi sot në Portugali. 16 ekipet më të mira të Evropës po konkurojnë në këtë aktivitet që mbahet dy vjet para kompianatit botëror.

Për Portugalinë, kjo është ngjarja sportive më e rëndësishme në historinë e saj. Ndeshjet do të zhvillohen në tetë qytete. Pritet që ndeshjet të shikohen në televizion nga miliarda sportëdashës në gjithë botën. Masat e sigurimit do të jenë të rrepta.

Rreth 20 mijë policë janë mobilizuar për këtë rast. Ata do të mbështeten edhe nga forcat ushtarake të vendit. Ndeshja e parë e kompianatit u zhvillua sot midis Portugalisë dhe Greqisë në qytetin Porto. Ekipi grek fitoi me rezultatin 2-1. Ndeshja e dytë po zhvillohet po në qytetin Faro midis Spanjës dhe Rusisë.

XS
SM
MD
LG