Lidhje

Irak: Vritet zëvendësministri i jashtëm - 2004-06-12


Autoritetet irakiane thonë se elementët besnikë të Sadam Huseinit janë ndoshta organizatorët e vrasjes së djeshme të zëvendës-ministrit të jashtëm irakian, Basam Kuba.

Ministria e Jashtme irakiane tha se sulmi mbante vulën e përkrahësve të Sadam Huseinit. Sipas kësaj ministrie, sulmuesit hapën zjarr kundër makinës së zotit Kuba, i cili vdiq pak më vonë nga plagët.

Ndërkohë, dy bomba shpërthyen në anë të rrugës në Bakuba, në verilindje të Bagdadit, duke shkaktuar plagosjen e dy ushtarëve të koalicionit dhe të dy policëve irakianë.

Në zhvillime të tjera, kryengritësit vranë një peng libanez dhe dy kolegë të tij irakianë pasi i kishin rrëmbyer ata të enjten. Zyrtarët libanezë thanë se trupat e viktimave ishin hedhur në një rrugë në perëndim të Bagdadit.

Po dje, irakianë të armatosur liruan 7 punëtorë turq ndërtimi, që u rrëmbyen në Falluxhah para 5 ditësh.

//ze//

XS
SM
MD
LG