Lidhje

Bagdad: Të paktën 12 irakianë të vrarë nga shpërthimi i një makine bombë - 2004-06-13


Zyrtarë ushtarakë amerikanë në Irak thonë se shpërthimi i një makine bombë në Bagdad shkaktoi vdekjen e të paktën 12 irakianëve dhe plagosjen e 13 të tjerëve.

Zyrtarë thonë se lëndët plasëse u aktivizuan ndërkohë që dy makina policie po përpiqeshin ta ndalonin makinën e mbushur me lëndë plasëse që po kalonte pranë një objekti ku janë të vendosur ushtarë amerikanë.

Ndërkaq, një ushtar amerikan u vra dhe dy të tjerë u plagosën nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës dhe një sulm me armë të lehta në veri të Bagdadit.

Zyrtarë irakianë thonë se zyrtari i Ministrisë së Arsimit për kulturën u vra sot kur po dilte nga shtëpia e tij në kryeqytet. Dje, kryengritësit vranë zëvendës-ministrin e jashtëm të Irakut. Ndërkohë, një ndërmjetës në përpjekjet për lirimin e dy pengjeve, një turk dhe një egjiptian, tha se dy pengjet ishin liruar. //kk//

XS
SM
MD
LG