Lidhje

Sekretari Powell pranon gabimet e bëra në një raport për terrorizmin - 2004-06-13


Sekretari amerikan i Shtetit, Colin Powell, thotë se vlerësimi i një raporti të kohëve të fundit se numri i sulmeve terroriste kishte rënë vitin e kaluar, ishte një gabim i madh.

Sekretari Powell tha se ka në plan të takohet nesër me punonjës të CIA-s dhe zyrtarë të tjerë që morën pjesë në përgatitjen e raportit, në përpjekje për të ndrequr gabimet. Ai tha se anëtarët e personelit duhej t’i kishin vënë re problemet më të dhënat para publikimit të raportit në muajin prill.

Në raportin e Departamentit të Shtetit thuhet se numri i sulmeve terroriste kishte rënë vitin e kaluar në 190, niveli më i ulët në 34 vjet. Një anëtar i Kongresit i kundërshtoi të dhënat e raportit dhe sipas dy profesorëve, të dhënat e përfshira në raportin e Departamentit të Shtetit tregojnë se në të vërtetë numri i sulmeve terroriste gjatë vitit të kaluar ishte më i madh se në vitin 2002. //kk//

XS
SM
MD
LG