Lidhje

Gjermani: Partia e kancelarit Shrëder pëson humbje në zgjedhjet për Parlamentin Evropian - 2004-06-13


Partia e kancelarit gjerman, Gerhard Shrëder, ka pësuar humbje të rënda në zgjedhjet për parlamentin evropian, të cilat nuk arritën të ngjallnin ndonjë interesim të madhe në radhët e votuesve në 19 vendet pjesëmarrëse në votim.

Anketat e opinionit tregojnë se Partia Socialdemokrate e zotit Shrëder siguroi vetëm 23 për qind të votave, duke u radhitur e dyta pas konervatorëve të opozitës të cilët fituan 46 për qind.

Pjesëmarrja në ditën e katërt dhe të fundit të votimit ishte e ulët. Më pak se 6 përqind e 30 milionë votuesve polakë ishin paraqitur në qendrat e votimit deri në mesditë për të zgjedhur 45 anëtarët e vendit në Parlamentin Evropian dhe agjencia e lajmeve Reuters njofton se pjesëmarrja në Spanjë ishte me e ulët se 25 për qind.

Pjesëmarrja ishte e ulët edhe në 6 vendet, ku votimi u zhvillua të premtën për kandidatët në asamblenë prej 732 vednesh.

XS
SM
MD
LG