Lidhje

Raport i Departamentit të Shtetit per trafikun e qënieve njerëzore - 2004-06-14


Departamenti i Shtetit bëri publik raportin e katert per trafikun e qenieve njerezore. Raporti perfshin 140 vende dhe flet mbi perpjekjet e qeverive të ndryshme për të luftuar format e rënda të këtij trafiku, që zyrtarët amerikanë e cilësojnë si skllaveri e ditëve tona. Synimi është që të nxiten vendet e ndryshme për të luftuar trafikun njerëzor me masa të efektshme.

Në klasifikimin e vendeve sipas 3 grupeve, Shqipëria vazhdon të jetë në vendet e grupit të dytë, aty ku ishte edhe një vit më parë.

Shqipëria, thuhet në raport, është një vend burim për trafikimin e grave dhe fëmijve për shfrytëzim seksual dhe punë të detyruar kryesisht në Greqi e Itali dhe më rallë në Britani, Francë dhe Holandë. Fëmijët, kryesisht të komunitetit Rom dhe Egjiptian, trafikohen në vende të tjera ku i detyrojnë të lypin. Ekspertë rajonalë dhe ndërkombëtarë thonë se roli i Shqipërisë si një vend tranzit për të trafikuarit në Evropën Perëndimore ka rënë ndjeshëm.

Qeveria e Shqipërisë, thuhet në raport, nuk i zbaton plotësisht standartet minimale për eliminimin e trafikut, megjithatë ajo po bën përpjekje të ndjeshme në këtë drejtim. Arrestimet dhe ndëshkimet për trafikimin e qenieve njerëzore janë shtuar ndjeshëm, po ashtu janë shtuar edhe masat për parandalimin e trafikut me motoskafë në Detin Adriatik. Qeveria shqiptare, thuhet më tej në raport, ka shtuar edhe mbikqyrjen e zyrtarëve të përfshirë në këtë trafik, megjithatë ajo duhet të marrë më shumë masa për të gjykuar dhe ndëshkuar zyrtarët e implikuar qeveritarë.

XS
SM
MD
LG