Lidhje

Dy palestinezë vriten në Bregun Perëndimor - 2004-06-15


Dy palestinezë, përfshirë një udhëheqës ekstremist lokal, mbetën të vrarë nga shpërthimi i një makine në qytetin Nablus të Bregut Perëndimor.

Dëshmitarë dhe burime spitalore palestineze thonë se mendojnë që dy viktimat ishin vrarë në një sulm izraelit. Ekstremisti i vrarë ishte Halil Marshudi, një udhëheqës vendor i grupit Brigadat Martire Al-Aksa. Ky grup ekstremsit është i lidhur me fraksion Fatah të udhëheqësit palestinez, Jaser Arafat.

Gjetkë, trupat izraelite kanë filluar të heqin barrikadat rrugore të ngritura nga izraelit në afërsi të qyteteve palestineze në pjesën veriore të Bregut Perëndimor për të mos lejuar hyrjen në Izrael të palestinezëve të armatosur dhe të autorëve të sulmeve vetëvrasëse.

Ndërkohë, zyrtarë palestinezë thonë se Izraeli ka filluar të rrethojë një vendbanim të madhe hebraik në Bregun Perëndimor me murin e tij kontradiktor të sigurimit, duke aneksuar mijëra hektarë tokë të punueshme palestineze. 13

XS
SM
MD
LG