Lidhje

Tramvaji i Athinës gati për lojrat olimpike - 2004-06-15


Sistemi i ri i tramvajit në Athinë që lidh qëndrën e qytetit me disa pika kyçe bëri të martën provën e parë, më pak se dy muaj para fillimit të Lojrave Olimpike që hapen më 13 Gusht.

Ministri grek i transportit Michalis Liapis udhëtoi me tramvajin 20 kilometra, nga aeroporti për në qendër të Athinës. Zoti Liapis e quajti provën të suksesshme dhe tha se sistemi do të fillojë të përdoret në korrik.

Prova ishte një sukses për organizatorët e Lojrave. Ndërtimi i tramvajit ishte vonuar disa herë për arsye të protestave të ambjentalistëve.

XS
SM
MD
LG