Lidhje

El- Baradai: Irani duhet të sqarojë aspektet e programit të tij bërthamor - 2004-06-15


Kreu i Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike, Mohamed El-Baradei, i bëri thirrje Iranit të sqarojë brneda disa muajve të ardhshëm të gjitha pyetjet rreth programit të tij bërthamor.

Zoti Baradei tha në ditën e parë të takimit të bordit të agjencisë në Vienë se është shumë e rëndësishme për besueshmërinë dhe integritetin e procesit të inspektimit që të zgjidhen të gjitha çështjet lidhur me programin bërthamor të Iranit.

Ai theksoi se bashkëpunimi i Iranit nuk ka qenë plotësisht i kënaqshëm. Pikëpamja e tij i bëri jehonë asaj të diplomatëve amerikanë në takim.

Delegatët do të shqyrtojnë një projekt-rezolutë të paraqitur nga Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe, në të cilën i bëhet thirrje Iranit të ndërpresë programin e tij të pasurimit të uraniumit dhe të ndalë punën në një reaktor të ujit të rëndë që mund të prodhojë pluton për ndërtimin e bombave. Irani këmbëngul se programi tij bërthamor ka qëllime paqësore.

XS
SM
MD
LG