Lidhje

Presidenti Bush:ndihmë për Afganistanin - 2004-06-15


Presidenti Bush bëri të ditura pesë nisma të reja për të ndihmuar Afganistanin duke thënë se Shtetet e Bashkuara kanë një vendosmëri të hekurt për të ndihmuar atë vend te arrijë sukses në rrugen drejt demokracise.

Presidenti Bush e bëri këtë njoftim gjatë një konference te perbashket per shtyp me presidentin afgan Hamid Karzai, pas bisedimeve qe pati me te ne Shtepine e Bardhe.

Presidenti Bush tha se Shtetet e Bashkuara do të japin libra dhe tekste shkollore për fëmijët afganë, do të japin mësime praktike dhe grante për gratë biznesmene afgane dhe një program kualifikimi për politikanët afganë. Ai tha se dy vendet kanë në plan të nënshkruajnë një marrëveshje tregëtie dhe të zgjerojnë programin e shkëmbimeve.

Duke folur sot para kongresit amerikan zoti Karzai tha se vendi i tij ka nevojë për investime të huaja.

Ai falenderoi Shtetet e Bashkuara për ndihmën e dhënë duke thënë se pa të Afganistani nuk do të kishte përmbysur regjimin taleban dhe nuk do të arrinte të rindërtonte rrugët, shkollat dhe sistemin shëndetësor.//ii

XS
SM
MD
LG