Lidhje

Trajtimi i kancerit; Vaksina kundër pneumonisë; Larja e duarve dhe diarreja - 2004-06-15


Kërkime në fushën e trajtimit të kancerit

Një ekip prej 30 mjekësh e laborantësh në qëndrën mjekësore Sidney Kimmel në San Diego të Kalifornisë ka vëzhguar me kujdes për 5 vjet një mënyrë të re për trajtimin e kancerit. Doktor Jon Shnizer thotë se ata kanë arritur në përfundimin se një molekulë që e quan Y duket se është e pranishme në këtë barrierë ndaj molekulave të kancerit, por jo e pranishme gjetkë. Doktor Shnizer beson se zbulimi i kësaj molekule dhe përzierja e saj me ilaçet kundër kancerit, mund të ndryshojë rrënjësisht mënyrën e deritanishme të trajtimit të sëmundjes. “Pra jo duke shtuar dozën e ilaçeve, por duke e përqëndruar atë plotësisht tek tumori” thotë Doktor Shnizer. Molekula Y u zbulua vetëm në venat e gjakut që kalojnë sipër tumorit, dhe askund tjetër. Duke i bashkangjitur asaj ilaçet kundër kancerit, kjo përzierje godet vetëm tumorin, pa qënë e nevojëshme që gjithë organizmi t’i nënshtrohet kimoterapisë. Ekspertët thonë se lidhur me këtë mënyrë trajtimi shumë njerëz, veçanërisht të sëmurët nga kanceri kanë shprehur interesim, por ata thonë se ende nevojitet punë e mëtejshme dhe prova në laborator.

Vaksinë kundër pneumonisë dhe meningjitit

Nuk ka fëmijë që pëlqen gjilpërat, por sipas qëndrës për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, vaksina kundër pneumonisë është mëse e nevojëshme. “Kjo vaksinë ka një efekt shumë më të madh sesa mendohej”, thotë doktor Brendan Flaneri i qëndrës amerikane për kontrollin e sëmundjeve. Ai dhe kolegët e tij e studiuan këtë vaksinë që rekomandohet për të mbrojtur fëmijët kundër bakterit pneumokokal që mund të shkaktojë pneumoninë, e cila prek mushkritë dhe mund të shkatojë sëmundjen e menegjitit e cila prek trurin. Gjatë studimit, shkencëtarët ishin më të interesuar të mësonin nëse kjo vaksinë ështe e efektshme për zezakët të cilët preken më shpesh nga këto sëmundje. Doktor Flaneri thotë se nëse kjo vaksinë parandalon këto sëmundje tek fëmijët, si dhe parandalon transmetimin e sëmundjeve tek të rriturit e të moshuarit, siç del nga studimi, atëhere do të kishte më pak të sëmurë rëndë në spitale dhe më pak vdekje. Mjekët rekomandojnë që fëmijët të marrin 3 doza të vaksinës pneumokokal para se të kenë mbushur moshën 1 vjeç, dhe një tjetër dozë në vitin e dytë të jetës. Mjekët thonë se edhe fëmijët e rritur që nuk janë imunizuar me këtë vajksinë kur kanë qënë 1 vjeç, mund të jenë kandidadtë të mirë për t’u vaksinuar.

Larja rregullisht e duarve parandalon diarrenë

Afro 2 milionë fëmijë në botë vdesin çdo vit nga diarreja. Vrafëria, kushtet e këqia higjenike dhe uji i ndotur i përdorur për të pirë shikohen si shkaktarët kryesorë të kësaj sëmundjeje. Por një studim i ri i kryer në Pakistan tregon se larja rregullisht e duarve pakëson rastet e vdekjes, madje edhe në situata të rënda. Në familjet ku larja e duarve kryehej rregullisht, rastet e diarresë u pakësuan 50 përqind. Studimi u krye në një zonë të varfër të Karaçit ku fëmijët pijnë ujë të ndotur, ose kequshqehen. Megjithë këto kushte të vështira, në vetvete burim sëmundjesh, gjatë studimit u vu re se vetëm si rrjedhim i larjes rregullisht të duarve, rastet e diarresë u pakësuan dukshëm Ekspertët gjithashtu arritën në përfundimin se është larja e duarve dhe jo lloji i sapunit që ndikon në pakësimin e rasteve të kësaj sëmundjeje.

XS
SM
MD
LG