Lidhje

Uashington: objektivi mbetet asgjësimi i programit bërthamor të Phenianit - 2004-06-16


Shtetet e Bashkuara thonë se do të shkojnë në raundin e tretë të javës tjetër të bisedimeve shumëpalëshe mbi programin bërthamor të Koresë së Veriut me dëshirën reale për arritjen e një zgjidhjeje politike.

Diplomatë amerikanë thonë se objektivi vazhdon të jetë eliminimi i plotë i programit bërthamor të Phenianit. Por të paktën një diplomat tha se Shtetet e Bashkuara mund të mos hedhin kategorikisht poshtë propozimet për t’i lejuar Phenianit disa përfitime para përfundimit të procesit.

Bisedimet fillojnë më 23 qershor, dy ditë pas bisedimeve të grupeve të punës në Pekin. Një zëdhënës i ministrisë së jashtme kineze u bëri thirrje dje të gjithë pjesëmarrësve të tregojnë sinqeritet dhe lakueshmeri.

Koreja e Veriut ka paralajmëruar se nuk do të bëhet përparim në bisedimet e javës së ardhëshme nëse Shtetet e Bashkuara nuk zbusin qendrimin e tyre.

XS
SM
MD
LG