Lidhje

Vazhdon të ngrihet çmimi i naftës - 2004-06-16


Çmimi i naftës në Shtetet e Bashkuar shënoi sot një ngritje të lehtë, ndërkohë që sulmet e reja në infrastrukturën e Irakut bllokuan eksportin e këtij vendi.

Çmimi për naftën bruto për muajin gusht u rrit në më shumë se 37 dollar për fuçi. Në përpjekje për të kontrolluar çmimin në rritje të naftës, kreu i Opekut tha se vendet anëtare të kartelit të naftës do tu kërkojnë vendeve jo anëtare si Angolës, Meksikës, Omanit dhe Rusisë të rrisin prodhimin. Por agjencia ruse e lajmeve Interfax njoftoi se zyrtarët rus e kanë kundërshtuar këtë kërkesë duke thënë se vendi i tyre po prodhon në kapacitetin maksimal.

Çmimet e naftës mbeten mbi 35 dollarë për fuçi javët e fundit dhe arsyeja kryesore për këtë është frika e sulmeve terroriste në rafineritë e Lindjes së Mesme.

//rd//

XS
SM
MD
LG