Lidhje

Pistons të Detroidit, kampionët e rinj të NBA - 2004-06-16


Mbrëmë u zgjidh enigma se kush do të fitonte titullin kampion në basketbollin profesionist amerikan. Pistons i Detroidit fitoi me Lakers të Los Angelesit 100-87 dhe tregoi njëkohësisht se fryma kolektive dhe dëshira e zjarrtë për të fituar mund të vlejnë më shumë se yjet dhe talenti i tyre.

Rezultati i ndeshjeve finale ndërmjet Pistons dhe Lakers u vulos 4-1. Në pesë ndeshje, Pistons veçse e shtonin trysninë ndaj yjeve të Lakers, si Shaquille O’Neal dhe Kobe Bryant, që filluan të ndjeheshin të gjithnjë e më të pashpresë ndaj lojës kolektive të kundërshtarëve.

Pistons kontrolloi pjesën më të madhe të ndeshjes së mbrëmshme duke udhëhequr shpesh me mbi 20 pikë. Richard Hamilton shënoi 21 pikë, kurse Ben Wallace 18, ndërkohë që e mori topin nga tabela 22 herë.

Pas ndeshjes rrugët e Detroidit ishin të mbushura për orë të tëra me tifozë që festonin fitoren.

***************

Lace Armstrong është cilësuar shpesh si çiklisti më i mirë i të gjtiha kohrave, apo ndoshta si i barabartë vetëm me francezin Bernard Hinault dhe belgun Eddie Merx që e kanë fituar turin e Francës nga pesë herë. Por së fundmi ai del përsëri në faqet e para të shtypit. Në një libër ai akuzohet përpërdorim dopingu. Amerikani nga Los Angeles, përveçse si çiklist i paepur, fitues i luftës kundër kancerit, është përfolur edhe më parë për përdorim dopingu; megjithatë, akuza të tilla nuk janë provuar kurrë.

Në librin e botuar ditët e fundit ”Sekretet e Lace Armstrongut”, një ish-kujdestare e ekipit të Postave Amerikane citohet të ketë thënë se Armstrong ka përdorur droga që shtojnë rezistencën fizike.

Armostrong hedh poshtë kategorikisht akuzat, ndërkohë që avokatët e tij thonë se do të ngrenë padi ndaj autorëve të librit, botuesve dhe dy gazetave që kanë botuar fragmente nga libri.

Lace Armostrong thotë se do të përpiqet të mos e shmangë vëmendjen nga përgatitjet për Turin e sivjetëm të Francës që po afron.

//rd//

XS
SM
MD
LG