Lidhje

Në Bosnje-Hercegovinën veri-perëndimore është zbuluar një varr masiv - 2004-06-18


Ekspertë të mjeksisë ligjore kanë zbuluar një varr masiv në Bosnje-Hercegovinën veri-perëndimore ku mendohet se ndodhen trupat e myslimanëve të vrarë nga forcat serbe në fillim të luftës së Bosnjës.

Një zëdhënës i komisionit të myslimanëve të Bosnjës për personat personat e zhdukur, tha se varri në afërsi të Prijedorit përmante skeletë të plotë si dhe të pjesshëm. Ai shtoi se varri, i cili ndodhet në një pjesë të braktisur të një miniere hekuri, duket se është rihapur pas mbulimit fillestar të trupave.

Prijedori dhe rajoni përreth tij ka pasur tre kampe famëkeq të burgosurish ku trupat serbe kanë vrarë më shumë se 1 mijë e 500 myslimanë dhe kroatë të Bosnjës.

Ndërkohë, ekspertë ushtarakë serbë po fillojnë një projekt një mujor për të çaktivizuar një bombë amerikane, e cila goditi ambasadën kineze 5 vjet më parë.

Martin Martinoviç, anëtar i ekipit për çaktivizimin e bombave, u tha dje gazetarëve se do të duhet afro një muaj për të gjetur bombën në ndërtesën e braktisur, dhe më pas bomba do të çaktivizohet. Ai i tha agjencisë së lajmeve Reuters se objektivi nuk përbën rrezik për publikun.

Kjo ishte një ndër disa bomba të lëshuara nga trupat amerikane mbi ambasadën kineze në vitin 1999, gjatë fushatës 78 ditëshe ndaj kryeqytetit jugosllav. Bombardimet e Natos kishin për synim të ndalnin fushatën e spastrimit etnik të forcave serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës.

Kina thotë se mendon që goditja e ambasadës së saj u bë me qëllim. Shtetet e Bashkuara thonë se incidenti ishte gabim i shkaktuar nga harta të pasakta.

//ze//

XS
SM
MD
LG