Lidhje

Rumsfeld: Dyert e NATO-s janë të hapura - 2004-06-18


Sekretari amerikan i Mbrojtjes Donald Rumasfeld nxiti vendet ballkanike të përshpejtojnë përpjekjet për anëtarësim në Nato, duke thënë se dyert e aleancës mbeten të hapura.

Në një letër që Sekretari Rumsfeld u dërgoi ministrave të mbrojtjes të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë gjatë takimit të tyre në Shkup, ai theksonte se lidhjet e këtyre vendeve me Naton do të diskutohen gjatë takimit të nivelit të lartë të Natos në Stamboll. Sekretari Rumsfeld vinte në dukje se 7 vende të reja u anëtarësuan në aleancë këtë vit dhe të tjera mund të ftohen në të ardhmen.

Zoti Rumsfeld po ashtu u bën thirrje Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë të vazhdojnë programin e reformave dhe ai u shprehte mirënjohje këtyre vendeve për dërgimin e trupave në Irak dhe Afganistan.

Në përfundim të takimit të tyre në Shkup, ministrat e mbrojtjes të këtyre tre vendeve, shprehën shpresë se ftesa për t’u anëtarësuar në Nato do t’u bëhet jo më vonë se viti 2007.

XS
SM
MD
LG