Lidhje

Kosovë: Kryeministri Rexhepi premton se do të bëjë maksimumin për kthimin e refugjatëve - 2004-06-19


Kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi u dërgoi të shtunën një mesazh refugjatëve nga Kosova me rastin e ditës Botërore të Refugjatëve, 20 Qershorit, në të cilin premtoi se do të bëjë gjithë ç’është e mundur që ata të kthehen në shtëpitë e tyre.

Kryeministri tha se ky ishte një mesazh i sinqertë për të gjithë ata që dëshirojnë të jetojnë në mesin e të barabartëve. Kosova ka vend për të gjithë qytetarët e saj pa dallim, tha ai.

Kryeministri i Kosovës tha gjithashtu se qeveria e tij do të bëjë gjithçka që të gjithë ata që janë shpërngulur nga Kosova të mund të kthehen në vendin e origjinës, në fshatrat dhe qytetet e tyre, aty ku kanë jetuar më parë.

Qeveria e Kosovës nuk inkurajon asnjë grup etnik për të gjetur strehim jashtë Kosovës ndërkohë që thekson se po punon për tu mundësuar të shpërngulurve kthimin në shtëpitë e veta.

XS
SM
MD
LG