Lidhje

Aktores Winona Ryder i ulet dënimi - 2004-06-19


Aktorja Winona Ryder mori të premten disa lajme të mira nga një gjykatë e qytetit Beverly Hills. Një gjykatës uli dënimin e saj dhe do të lejojë zonjën Ryder të përfundojë pjesën tjetër të lirimit me kusht pa mbikëqyrje.

Gjykatësi Elden Fox i dha megjithatë një paralajmërim të fortë aktores. Ai tha se nëse ajo do të thyej përsëri ligjin para përfundimit të lirimit me kush në dhjetor të vitit 2005, do ta dërgojë atë në burg.

Në vitin 2001, Winona Ryder u dënua pasi vodhi sende me vlerë prej disa mijëra dollarësh nga dyqani Saks Fifth Avenue në Beverly Hills.

XS
SM
MD
LG