Lidhje

Millosheviçi vazhdon të mbajë qëndrim sfidues ndaj Gjykatës së Hagës - 2004-06-20


Ish-presidenti jugosllav, Sllobodan Milosevic, u kthye përsëri në gjyq këtë javë pas një ndërprerje tre mujore, duke i thënë gjykatësve për krimet e luftës se ka në plan të luftojë kundër atyre që i quan gënjeshtra flagrante dhe akuza të gabuara që prokurorët kanë paraqitur kundër tij. Ai i bëri këto komente gjatë një seance proceduriale në Gjykatën e OKB-së për krimet e luftës. Nga Amsterdami njofton korrespondentja Lauren Comiteau.

Shëndeti i ish-presidentit 62 vjeçar ka qënë aq i keq saqë gjykimi i tij është ndërprerë disa herë. Por në sallën e gjyqit të enjten, zoti Millosheviç dukej i çlodhur dhe foli si zakonist me tone sfiduese dhe i frymëzuar. Përmes përkëthyesit ai i tha gjykatësve se do të vërtetonte se akuzat kundër tij ishin fallco.

Në prag të seancës së mbrojtjes që është planifikuar të fillojë pak javë më vonë, zoti Milosevic pati disa ankesa ndaj gjykatës. Ai kërkon më shumë se tre muaj që i ka dhënë gjykatësi për tu përgatitur për mbrojtje dhe më shumë se 150 ditët e dhëna për të paraqitur argumentat e tij pasi ai ka në plan të thërrasë më shumë se 1 mijë e 600 dëshmitarë.

Gjithashtu zoti Milosevic kërkon që gjykatësit të paraqesin në gjyq jo vetëm dokumentat nga vendet perendimore që ai thotë se trilluan luftë kundër vendit të tij, por kërkon që udhëheqësit e tyre të thirren në gjyq. Duke folur përmes përkëthyesit, zoti Milosevic i quajti këta dëshmitarë armiq.

“Ish-presidenti Klinton duhet të thirret. Kancelari Shroeder, kryeministri Blair dhe të tjerë. Ata ishin drejtuesit e shteteve. Dhe unë isha i tillë pasi këtu po më gjykoni si të tillë”.

Por këtij ish-kryetari shteti që këmbëngul të vetëmbrohet tani do t’i duhet të intervistojë dëshmitarët e tij të mundshëm prapa hekurave të burgut.

Gjykatësit të enjten nuk hoqën dorë nga afati prej 150 ditësh duke thënë se zoti Milosheviç mund të thërrasë sado dëshmitarë që të dojë gjatë asaj kohe. Megjithëse i është hedhur poshtë kërkesa për më shumë kohë, gjykatësit thonë se mund të jenë më epshëm në varësi të ditëve që ish presidenti humbet nga sëmundja e tij.

Ndërsa për ish presidentin Klinton dhe të tjerët, zoti Milosevic duhet të paraqesë në gjykatë me shkrim arësyet për thirrjen e tyre në gjyq, diçka që ai ka thënë se nuk do ta bënte në parim pasi nuk e njeh autoritetin e gjykatës.

Gjykatësi që do të shqyrtojë çështjen e zotit Milosheviç është tani britaniku Patrick Robinson, i cili zëvendësoi gjykatësin Richard May që dha dorëheqjen në fillim të vitit për arsye shëndetësore. Megjithëseë është më i heshtur dhe më diplomatik sesa paraardhësi i tij, duket se ai po merr qëndrim më të ashpër ndaj zotit Milosheviç.

Ish- udhëheqësi jugosllav përballet me 66 akuza për krime kundër njerëzimit dhe për krime lufte, përfshirë gjenocid.

Të mërkurën, gjykatësit hodhën poshtë një kërkesë nga të ashtuquajturit miq të gjykatës për të tërhequr akuzat për gjenocid. Ata janë avokatë të emëruar nga gjykatësit për të siguruar që gjykimi i zotit Miloseciv të jetë i drejtë. Gjykata vendosi që nëse zoti Milosevic nuk do të arrijë të vetmbrohet kundër akuzave, çdo gjykatë e arsyeshme mund ta gjej atë fajtor në bazë të çështjes së paraqitur nga prokutorët. //kk//

XS
SM
MD
LG