Lidhje

Clinton: momenti i zgjedhur për ndërhyrjen ushtarake në Irak ishte i gabuar - 2004-06-21


Ish presidenti Bill Clinton, tha në një intervistë të transmetuar në shkallë kombëtare nga televizioni, se mendon se momenti i zgjedhur për ndërhyrjen ushtarake të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara në Irak ishte i gabuar.

Në një intervistë me emisionin televiziv “60 minutes” të transmetuar mbrëmë, zoti Klinton tha se administrata e presidentit Bush duhet t’u kishte dhënë më shumë kohë inspektorëve të Kombeve të Bashkuara për të përfunduar kërkimet për armë të shkatërrimit në masë.

Por ai tha se Iraku është më mirë pas rrëzimit të Sadam Huseinit, nëse arrin të vendosë një qeveri të qëndrueshme.

Në emisionin “60 minutes” ish-presidenti Klinton tha gjithashtu se marrëdhëniet e tij jashtë-martesore me ish-praktikanten e Shtëpisë së Bardhë Monika Luinski ishin “një gabim i tmerrshëm moral.” Ai tha se pasi kishte pohuar se kishte pasur marrëdhënie jashtë-martesore, kishte arritur të shpëtonte martesën përmes seancave me këshillime.

Intervistat kanë për qëllim të reklamojnë librin e tij autobiografik “My Life = Jeta ime” i cili del në treg nesër.

//ze//

XS
SM
MD
LG