Lidhje

Fundi i naftës: cilat do të ishin pasojat nëse nafta shterron? - 2004-06-21


Gjatë shekullit të kaluar, përparimet në transport dhe industri janë mbështetur kryesisht tek energjia nga nafta dhe lëndë të tjera djegëse. Por, disa ekspertë paralajmërojnë se së shpejti mund të arrihet prodhimi maksimal i naftës në shkallë botërore dhe se pasojat ekonomike dhe politike mund të jenë të jashtëzakonshme. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Greg Flakus, njofton nga Histoni se bota ende nuk është gati të jetojë pa naftë.

A po mbarohet rezervat botërore të naftës? Në debatin që po zhvillohet për këtë çështje midis ekspertëve të energjisë, ambjentalistëve dhe hartuesve të politikave qeveritare, diskutimet shtjellohen rreth këndvështrimeve nëse gota është gjysmë plotë apo gjysmë e zbrazët. Dhe ky problem nuk është i thjeshtë për arsye se këtu nuk përfshihet vetëm sasia e naftës që gjendet nën sipërfaqen e Tokës, por edhe vështirësitë, rreziqet dhe shpenzimet për nxjerrjen e saj.

Paul Roberts, autor i librit të ri: ”Fundi i naftës: në pragun e një bote të re të rrezikshme?”, thotë se shumica e naftës që sigurohet me lehtësi, pra nafta e lirë, është zbuluar tashmë dhe do të jetë përherë e më e vështirë për të përmbushur nevojat e botës.

”Rezervat e naftës me kosto të ulët nuk janë mbaruar, por po bëhet më e vështirë gjetja e tyre. Kjo vihet re kudo, tek kompani të tilla, si Shell Oil, e cila po i rishikon edhe një herë rezervat e saj. Në fakt, kërkimet për naftë nuk po bëhen me një ritëm aq të shpejtë sa është e nevojshme.”

Zoti Roberts thotë se kulmi i prodhimit të naftës në shkallë botërore mund të arrihet gjatë dekadave të ardhshme. Ajo që e vështirëson më tej këtë problem, është se kërkesat për energji po rriten, të nxitura kryesisht nga vende me popullsinë më të madhe si Kina dhe India. Paul Roberts thotë se kjo do të bëjë që bota të varet gjithnjë e më shumë nga vendet politikisht të qëndrueshme, por që të pasura në rezerva nafte.

”Të gjitha vendet e pasura me rezerva nafte kanë probleme të theksuara politike dhe çdonë prej tyre mund të përfshihet kaosi civil në çdo kohë, duke i bërë më të vështirë prodhimin dhe ekportimin e naftës. Kjo është vënë re në mënyrë të përsëritur. E kemi parë një vit e gjysëm më parë në Venezuelë dhe po e shohim tani në Nigeri. Nëse vetëm një prej këtyre vendeve përfshihet nga trazirat, ne do të përballeshim me probleme seroze. Çmimii naftës mund të rritet deri në 80, apo 100 dollarë për fuçi.”

Zoti Roberts thotë se mënyra e vetme për të shmangur një katastrofë të mundshme është hartimi i një strategjie që do të çointe në pakësimin e kërkesave për naftë. Megjithëse shumë analistë të industrisë pajtohen se burimet e naftës janë të kufizuara, gjë që mund të bëhen burim çrregullimesh politike, jo të gjithë janë të mendimit se rezervat botërore të naftës po shterohen.

Sterling Brunett i Qendrës Kombëtare për Analizimin e Poltikave thotë se bota ka rezerva të konsiderueshem nafte.

”Nëse nuk përzihet politika, mund të themi se epoka e naftës sapo ka filluar. Aktualisht, bota ka 3 trilionë fuçi në rezerva nafte. Por edhe nese nuk mund të zbulojmë burime të tjera dhe nëse nuk zhvillojmë teknologji të reja për shfrytëzimin në maksimum të rezervave të njohura, ne do të kishim naftë të mjaftueshme edhe për 56 vjet të tjera nëse vazhdojmë ritmin e tanishëm të përdorimit të saj.”

Zoti Burnett thotë gjithashtu se zbulimi i teknollogjive të reja do të bënte të mundur nxjerrjen e naftës nga pika që më parë konsideroheshin tepër të vështira dhe të kushtueshme. Duke përfshirë këto rezervat, ne do të kemi naftë për 500 vjet të tjerë.

Natyrisht, mënyra e vetme për ta bërë shfrytëzimin e këtyre rezervave të efketshëm nga pikëpamja financiare, është rritja e kostos së naftës së papërpunuar. Kjo do t’i bënte edhe teknologjitë e tjera të energjisë më tërheqëse për investitorët dhe konsumatorët.

Zoti Brunett thekson se këto aspekte do të përcaktohen nga tregu, por autori Paul Roberts thotë se tregu mund të ketë nevojë për ndihmë. Ai rekomandon mbështetjen qeveritare për kërkime në fushën e energjisë. Zoti Roberts thotë se roli i qeverisë duhet të jetë financimi i kërkimeve dhe pastaj të lejojë tregun të përcaktojë se cila teknologji ofron alternativën më të mirë.

XS
SM
MD
LG