Lidhje

Space-Ship-1 bëri sot fluturimin e parë privat hapsinor - 2004-06-21


Një aeroplan i bazuar në teknologjinë e raketave i quajtur, SpaceShipOne, Anija e Parë e Hapsirës, bëri sot fluturimin e parë privat hapsinor në botë me njerëz në bord.

Organizuesit e fluturimit thonë se aeroplani dhe piloti Michael Melvill arritën synimin duke fluturuar 100 kilomentra mbi tokë, në hapsirën brenda orbitës së planetit tonë.

Aeroplani u ul në fushën ajrore të shkretëtirës Mojave në veri të qytetit Los Angeles, pas fluturimit që zgjati 90 minuta.

Piloti 62 vjeçar, Melvill u tha gazetarve pas fluturimit se ndihej shumë mirë. Projektuesi i aeroplanit, konstruktori i aeronautikës Burt Rutan tha më herët se priste që në vitet që vijnë, fluturimet me çmim të arësyeshëm të njerëzve në hapsirë të bëhen realitet. Projekti SpaceShipOne, u financua nga Paul Allen, një nga themeluesit e Korporatës Mikrosoft.

XS
SM
MD
LG