Lidhje

Irak: ekzekutohet pengu koreanojugor - 2004-06-21


Ekstremistët në Irak i prenë kokën pengut koreanojugor Kim Sun-il, pasi Seuli refuzoi të anulonte planet për dërgimin e 3,000 trupave të tjera në Irak.

Ministria e Jashtme e Koresë së Jugut konfirmoi sot vdekjen e përkthyesit 33 vjeçar dhe tha se trupi i tij është gjetur.

Ekstremistët, të cilët kanë lidhje me udhëheqësin terrorist Abu Musab al-Zarqavi, kishin kërcënuar se do ta vrisnin zotin Kim nëse Korea e Jugut nuk anulonte planet për dërgimin e trupave.

Ekstremistët i bënë kërkesat e tyre me anë të një videokasete të publikuar të dielën, ku zoti Kim, i cili u rrëmbye javën e kaluar, kërkonte që t’i shpëtohej jeta.

Ndërkohë, dy irakianë u vranë nga shpërthimi i një makine bombë në Bagdat.// lk //

XS
SM
MD
LG