Lidhje

SHBA: Pritet të emërohet së shpejti drejtori i ri i CIA-s - 2004-06-22


Sipas një njoftimi të shtypit, Presidenti Bush po shqyrton mundësinë e emërimit të një drejtori të ri të CIA-s më herët se sa pritej.

Drejtori i tanishëm George Tenet ka njoftuar se do të largohet nga posti më 11 korrik dhe se zëvendësi i tij John McLaughlin do t’i zerë vendin si drejtor në detyrë. Mendohej se zoti McLaughlin do të qendronte në këtë post deri në zgjedhjet presidenciale të nëntorit.

Por sot gazeta Nju Jork Tajms njoftonte se zoti Bush po studion mundësinë që të caktojë një drejtor të përhershëm më herët se sa mendohej. Sipas gazetës, ka mundësi që presidenti të presë deri sa dy komisione të rëndësishme që hetojnë mbi sulmet e 11 shtatorit të publikojnë raportet e tyre këtë verë lidhur me reformimin e agjencive amerikane të zbulimit.

Thuhet se zoti McLaughlin dhe disa ligjvënës të Kongresit janë ndër kandidatët më të mundshëm për këtë post.// lk //

XS
SM
MD
LG