Lidhje

SHBA tërheqin rezolutën për çështjen e imunitetit ndaj gjykatës penale ndërkombëtare - 2004-06-23


Shtetet e Bashkuara e tërhoqën rezolutën e propozuar në Kombet e Bashkuara, rezolutë që kërkonte përjashtim të ushtarëve amerikanë nga gjykimet për krime lufte deri në qershor të vitit 2005.

Zëvendësambasadori amerikan në OKB James Cunningham tha sot se Shtetet e Bashkuara po e tërhiqnin rezolutën për të shmangur një debat të zgjatur dhe përçarës. Kërkesa e imunitetit për ushtarët amerikanë ka ngjallur veçanërisht polemika në klimën e njoftimeve për keqtrajtimin e të burgosurve në burgjet amerikane në Irak dhe Afganistan.

Disa vende anëtare të Këshillit të Sigurimit e kishin kundështuar këtë masë dhe të tjerë kishin thënë se do të abstenonin në votim.

Sekretari i Përgjithshëm Kofi Annan gjithashtu kishte thënë se e kundërshtonte idenë e zgjatjes së afatit të parashikuar në projektrezolutën mbi imunitetin.

Rezoluta e mëparshme u miratua njëzëri dy vjet më parë pasi adminisitrata e presidentit Bush kërcënoi se do t’i pakësonte fondet për financimin e operacioneve paqeruajtëse.

XS
SM
MD
LG