Lidhje

Irak: Ekstremistët kërcënojnë se do të vrasin kryeministrin e përkohshëm Ijad Allawi - 2004-06-23


Ekstremistët islamikë kërcënuan se do të vrasin kryeministrin e përkohshëm të Irakut, Ijad Allawi një ditë pasi ata i prenë kokën një pengu koreanojugor.

Zëri që thuhet të jetë ai i terroristit Abu Musab al Zarkavi i lidhur me rrjetin Al Kaida e bëri kërcënimin sot në një faqe elektronike islamike.

Dje militantët e al Zarkavit ekzekutuan pengun koreanojugor Kim Sun Il. Disa orë më vonë një avion luftarak amerikan goditi një vendstrehim terrorist në Falluxha. Një zyrtar i koalicionit tha se mendohet se 20 luftëtarë të huaj u vranë gjatë kësaj goditjeje.

Koreja e Jugut ndërkohë riafirmoi vendimin e saj për të dërguar më shumë trupa në Irak pavarësisht nga ekzekutimi i zotit Kim.//ii

XS
SM
MD
LG