Lidhje

Uashingtoni u bën thirrje amerikanëve të largohen nga Arabia Saudite - 2004-06-24


Shtetet e Bashkuara u bënë përsëri thirrje amerikanëve të mos shkojnë në Arabinë Saudite dhe paralajmëruan ata që tashmë ndodhen atje të largohen menjëherë.

Departamenti i Shtetit vuri në dukje se sulmet e kohëve të fundit kundër amerikanëve në Arabinë Saudite kanë çuar në vdekje dhe rrëmbim. Thirrja e djeshme përtrit një paralajmërim të bërë para se ekstremistët e al-Kaidës t’i prsnin kokën një pengu amerikan javën e kaluar.

Ndërkohë, Arabia Saudite thotë se do t’u japë amnisti ekstremistëve islamikë që dorëzohen brenda muajit të ardhshëm.

Princi i kurorës, Abdullah, tha se ata që do të dorëzohen nuk do të dënohen me vdekje. Ai theksoi se marrëveshja është e hapur vetëm për ata që nuk janë arrestuar dhe që nuk kanë dëmtuar njerëz.

Princi Abdullah premtoi gjithashtu se forcat e sigurimit do të svënë në shënjestër ata që nuk përfillin ofertën.

XS
SM
MD
LG