Lidhje

Presidenti Bush fillon sot një udhëtim 5 ditor në Irlandë dhe në Turqi - 2004-06-24


Presidenti Bush fillon sot një udhëtim 5 ditor në Irlandë dhe në Turqi, gjatë të cilit ai do të përpiqet të krijojë një koncensus ndërkombëtar mbi Irakun.

Këshilltarja amerikane e Sigurimit Kombëtar, Condoleezza Rice, tha dje se presidenti do të përpiqet të shtojë mbështetjen për nismën e tij në Lindjen e Mesme.

Presidenti Bush do të marrë pjesë nesër në një takim amerikano-evropian të nivelit të lartë në Irlandë dhe në një takim të nivelit të lartë të NATO-s në Turqi, që fillon të hënën.

Në një intervistë me televizionin irlandez, zoti Bush hodhi poshtë idenë se bota është më pak e sigurtë për shkak të politikës së tij në Irak.

Ai tha gjithashtu se shpresonte që populli irlandez ta kuptojë se abuzimi i të burgosurve në burgun Abu Graib të Irakut nga disa ushtarë amerikanë nuk pasqyron politikat ose popullin amerikan.

Ndërkohë, dy bomba shpërthyen në Turqi, duke vrarë 4 vetë disa ditë para një vizite të Presidentit Bush dhe një takimi të nivelit të lartë të NATO-s në Stamboll.

Shtëpia e Bardhë thotë se nuk do të ketë ndryshime në planet e udhëtimit të Presidentit. Sekretari i Përgjithshëmi NATO-s tha gjithashtu se ka besim në masat e sigurimit që janë marrë për mbarëvajtjen e takimit.

Policia bëri të ditur se një bombë e mbajtur nga një grua shpërtheu dje mbasdite në një zotnë të banuar të Stambollit, duke vrarë 4 vetë dhe plagosur të paktën 14. Zyrtarët turq thonë se besojnë se bomba u aktivizua aksidentalisht.

Media turke njofton se policia ka ndaluar tre vetë në lidhje me shpërthimin.

Më herët, tre vetë u plagosën kur një bombë e vogël shpërtheu para hotelit Hilton në Ankara ku do të qendrojë presidenti Bush para se të shkojë në Stamboll për takimin e nivelit të lartë të Natos.

///ze//

XS
SM
MD
LG