Lidhje

Anan: nxitja e tolerancës mision i shenjtë i OKB-së - 2004-06-24


Një nga misionet më të shënjta të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, tha Sekretari i Përgjithshëm Kofi Anan, është nxitja e tolerancës: “Asnjë mysliman, asnjë hebre, i krishterë, hindu apo budist, asnjë njeri që me të vërtetë respekton parimet e çdo njërit prej këtyre besimeve fvetare të botës, asnjë person që njëjtësohet me një identitet kulturor, kombëtar apo fetar të bazuar në vlera të tilla si e vërteta, mirësjellja dhe drejtësia, nuk mund të mbajë qendrim asnjanës në luftës kundër mungesës së tolerancës.”

Suksesi në këtë betejë varet nga edukimi. “Toleranca dhe respekti i ndërsjellë duhet të kultivohen, tha zoti Anan. Dhe kjo është arsyeja që Kombet e Bashkuara po organizojnë një seri seminaresh me grupe, anëtarët e të cilëve janë shpeh viktima të mungesës së toelrancës. Seminari i parë që u mbajt me 21 qershor, u përqendrua tek luftën kundër antisemitizmit.

“Gjatë gjithë historisë, tha sekretari i përgjithshëm i organizatës botërore, anti-semitizmi ka qenë një manifestim i veçantë i urrejtjes, mungesës së tolerancës dhe përndjekjes. Shfaqja e anti-semitizmit në çdo pjesë të botës përbën një kërcënim për njerëzit kudo. Kështuqë duke luftuar anti-semitizmin, ne luftojmë për të ardhmen e gjithë njerëzimit.”

Holokausti i kryer nga Gjermania naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore, theksoi zoti Anan, ishte shembull tipik i kësaj dukurie të ligë. Ne e dimë këtë gjë dhe megjithatë nuk mund të marrim me mend që 6 milionë hebrenjë të pafajshëm, burra, gra dhe fëmijë, u vranë vetëm se ishin hebrenjë. Ky është një krim i paimagjinueshëm kundër njerëzimit.”

Megjithatë 60 vjet pas Holokaustit, u tha pjesëmarrëve laureati i Çmimit Nobel të Paqes, Elie Wiesel, sulmet kundër hebrenjëve janë një dukuri e zakonshme në Evropë, në Lindjen e Mesme dhe gjetiu: “Nuk kalon një javë, shpesh herë asnjë ditë, që në Evropë nuk ndodh një incident anti-semit. Një i ri izraelit që po vizitonte Berlinin u sulmua dje në rrugë në mes të ditës. Javën e kaluar, një student i ri hebre u sulmua dhe u plagos me thikë në Paris.”

“Është e qartë, tha sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuar, Kofi Anan, se ne jemi dëshmitarë të ringjalljes alarmuese të anti-semitizmit. Këtë radhë, theksoi ai, bota nuk duhet dhe as nuk mund të heshtë.”

XS
SM
MD
LG