Lidhje

Policia shqiptare vazhdon arrestimet për trafikun e drogës - 2004-06-24


Në Shqipëri policia ka arrestuar sot një tjetër person të përfshirë në trafikun e drogës dhe të dyshuar si pjestar i rrjetit që u godit mbrëmë në Fier ku u arrestuan tre persona dhe u sekuestruan 11 kilogram heroinë.

Arben Veliko, 38 vjec nga Vlora është kapur në qytetin e Fierit. Edhe ky rrjet i drogës kryente trafikun e heroinës me Italinë dhe një pjesë e mirë e të dhënave të aktivitetit të tyre ishin përgatitur nga drejtësia italiane.

Po sot Gjykata e Tiranës vendosi masën e burgut pa afat për katër nga të arrestuarit e organizatës së trafikut ndërkomb ëtar të drogës të goditur dy ditë më parë. Njëri prej të arrestuarve u la i lirë pasi ai ishte kapur gabimisht për shkak të ngjashmërisë së emrit me njërin prej trafikantëve të kërkuar.

Hetimet ndaj këtij rrjeti kishin nisur në Itali që në vitin 2002. Sipas të dhënave të policisë aktiviteti i tyre ishte shtrirë në 5 qytete të Shqipërisë ku bëhej magazinimi i drogës e cila më pas nëpërmjet protit të Shëngjinit dërgohej në Itali me destinacion qytetin e Milanos. Kjo organizatë sipas të dhënave të deritanishme kishte arritur të trafikonte disa dhjetra kilogram heroinë.

XS
SM
MD
LG