Lidhje

Një oficer i CIA-s shkruan libër për luftën kundër terrorit - 2004-06-24


Një libër i ri shkruar nga një oficer i agjencisë qëndrore të zbulimit amerikan thotë se Shtetet e Bashkuara po e humbasin luftën kundër terrorizmin dhe se pushtimi i Irakut vetëm se forcon pozitat e udhëheqësit të Al Kaidës, Osama bin Laden.

Autori i librit Imperial Hubris ose Arroganca Madhështore është anonim dhe ende shërben në departarmentin kundër terrorizmit në CIA. Ai përshkruhet si njeriu në kërkim të Osama bin Ladenit që nga viti 1996 deri në vitin 1999.

Në librin e tij ai thotë se lufta kundër terrorizmit po dështon pasi udhëheqësit amerikan nuk e kuptojnë se armiku real është një kryengritje botërore islamike dhe jo vetëm al-Kaida.

ë libër thuhet se Sadam Husein nuk përbënte asnjë kërcënim për Shtetet e Bashkuara. Ai thotë gjithashtu se pushtimi i Irakut që është qendra e objekteve të shenjta të Islamit pa dashur, ka mbështetur deklaratat e Osama bin Ladenit se Shtetet e Bashkuara janë në luftë kundër myslimanëve.

XS
SM
MD
LG