Lidhje

OSBE do të heqë disa masa sigurimi në Bosnje-Hercegovinë - 2004-06-25


Organizata për Sigurimin dhe Bashkëpunimin në Evropë do të heqë disa masa sigurimi në Bosnje-Hercegovinë në përgjigje të përparimit që është bërë për të ulur tensionet etnike në atë vend.

OSBE-ja njoftoi se marrëveshja mbi masat për ndërtimin e besimit dhe sigurimit në Bosnje do të lejohet të skadojë në muajin shtator.

Republika Sërbe e Bosnjes dhe Federata Myslimano-Kroate e nënshkruan marrëveshjen para gati 8 vjetësh, duke vendosur kufizime strikte mbi armatimet e njësive ushtarake në rajon.

Në një deklaratë të OSBE-së thuhet se miratimi kohët e fundit i reformave në Bosnje krijoi kushtet për vendimin. Këto reforma përfshijnë krijimin e ministrisë boshnjake të mbrojtjes, emërimin e një ministri si dhe shtimin e hapjes dhe besimit midis forcave të armatosura të Republikës Sërbe dhe Federatës Myslimano-Kroate.

//ze//

XS
SM
MD
LG