Lidhje

Irakianët udhëheqin me vendin e tyre - 2004-06-26


Terroristët vazhdojnë përpjekjet për të penguar krijimin e një Iraku paqësor, të qëndrueshëm dhe demokratik. Kim Sun Il, një përkthyes nga Korea e Jugut është punëtori i huaj më i fundit që u vra brutalisht. Ai u rrëmbye dhe u mbajt peng nga terroristët, të cilët kërkonin nga Korea e Jugut të tërhiqej nga koalicioni i udhëhequr prej Shteteve të Bashkuara dhe të anullonte dërgimin e planifikuar të trupave në Irak.

Presidenti i Koresë së Veriut, Ro Moo Hyun, tha se qeveria e tij nuk do të frikësohet nga vrasja dhe premtoi të dërgojë tre mijë trupave, siq ishte planifikuar.

Presidenti Bush tha se në Irak dhe kudo gjetkë, bota e lirë nuk duhet të trembet nga veprimet brutale të terroristëve.

“Ajo që ata po mundohen të bëjnë është që të trondisin vendosmërinë dhe besimin tonë. Ata po mundohen të na bëjne ne të tërhiqemi nga bota dhe t’u lëmë atyre dorë të lirë për tu imponuar njerëzve vizionin e tyre të errët. Mos harroni se cili është vizioni i tyre i errët, se si ishte për një vajzë të re të rritej në Afganistanin nën regjimin Taleban. Kjo ishte një shoqëri ku vajzat e reja as që nuk lejoheshin të shkonin në shkollë. Dhe ky është vizioni i tyre për botën. Për të imponuar vizionin e tyre, ata duan që ne të largohemi. Ata dëshirojnë që ne të tregohemi qyqarë nga vrasjet e tyre brutale,” tha presidenti Bush.

Më 1 korrik, qeverisë së përkohshme irakiane do ti kthehet sovraniteti i plotë. Irakianët tanimë po udhëheqin disa ministri të qeverisë. Ministria e energjetikës ka rreth 11 mijë punëtorë dhe vetëm 5 këshilltarë të huaj të koalicionit. Ministria e komunikaconit ka më shumë se 15 mijë punëtorë dhe vetëm 20 këshilltarë të huaj të cilët do të qëndrojnë edhe pas 30 qershorit. Shembuj të tillë ka pothuajse në të gjitha fushat.

“Populli irakian po bën përparim të vazhdueshëm drejtë krijimit të një shoqërie të lirë, tha presidenti Bush, dhe koalicioni i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara nuk do të lejojë hajdutët dhe vrasësit t’i presin rrugën demokracisë në Irak.

XS
SM
MD
LG