Lidhje

Sërbi: Një gjykatë e Beogradit dënoi 13 persona të përfshirë në vrasjen e kryeministrit Gjingji - 2004-06-26


Një gjykatë e Beogradit dënoi 13 persona të përfshirë në vrasjen e kryeministrit serb Zoran Gjingjiç nën akuzat për trafikim droge dhe akuza të tjera.

Gjykata i dënoi dje të pandehurit me deri gati 5 vjet burgim për krime që përfshijnë edhe rrëmbime e sulme ndaj trafikantëve të tjerë të drogës. 13 të dënuarit dyshohet të jenë anëtarë të klanit të Zemunit, një grup kriminal i cili akuzohet nga zyrtarët për vrasjen vitin e kaluar të kryeministrit serb. Të dënuarit u arrestuan gjatë bastisjeve të kryera pas atentatit.

Po dje, pesë të akuzuar të tjerë u shpallën të pafajshëm. Prokurorët kanë thënë se kreu i klanit të Zemunit dhe ish shefi i policisë së sigurimit të Beretave të Kuqe, Milorad Lukoviç kishte planifikuar atentatin. Ata thonë se grupi kriminal i udhëhequr nga Lukoviçi planifikoi një numër vrasjesh dhe akte të tjera dhune për të rrëzuar qeverinë.

//ze//

XS
SM
MD
LG