Lidhje

Valë e re sulmesh në Irak - 2004-06-26


Në prag të kalimit të pushtetit në Irak, ektremistët i kanë intensifikuar sulmet duke nxitur një valë të re dhune në gjithë vendin.

Në Bakuba, gueriljet kryen një sulm kundër zyrave të një partie shiite dhe hodhën në erë selinë lokale të kryeministrit të përkohshëm. Të paktën tre persona mbetën të vrarë.

Më në veri, në qytetin kryesisht kurd Arbil, shpërthimi i një bombe shkaktoi vdekjen e një personi dhe plagosjen e të paktën 18 të tjerëve.

Kurse në jug, në qytetin e shenjtë shiit të Naxhafit, ku gjatë disa javëve të fundit ka mbretëruar qetësia, anëtarë të milicisë besnike të klerikut radikal shiit, Moktada al-Sadër, hapën zjarr kundër një autokolone.

Dhe një ushtar amerikan u vra kur patrulla e tij u sulmua në qendër të Bagdadit.

//rd//

XS
SM
MD
LG