Lidhje

Një tjetër shpërthim trondit Turqinë - 2004-06-26


Një bombë ku ishte ngjitur një parullë kundër Natos varur nga një urë në Stamboll shpërtheu sot ndërsa policia po merrte masa për të siguruar zonën.

Nuk pati njoftime për plagosje nga shpërthimi, i fundit në Turqi para fillimit të hënën të një takimi të nivelit të lartë të NATO-s, ku do të marrin pjesë Presidenti Bush dhe 40 udhëheqës të tjerë botërorë. Dy shpërthime tronditën Turqinë të enjten, njëra para një hoteli në Ankara, ku pritet të qendrojë Presidenti Bush, dhe tjetra në një autobus të Stambollit, që shkaktoi vdekjen e katër personave dhe plagosjen e 14 të tjerëve.

Sot në mëngjes të paktën një person u vra dhe katër të tjerë u plagosën nga shpërthimi në një hotel në zonën turistike Alanya të Turqisë. Policia tha se shpërthimi ishte një aksident.

XS
SM
MD
LG