Lidhje

Presidenti Bush mbrriti në Turqi nën masa të pashembullta sigurimi - 2004-06-27


Presidenti Bush ndodhet në Turqinë fqinje, ku do të takohet me udhëheqësit turq para se të shkojë në Stamboll për një takim të nivelit të lartë të NATO-s. Presidenti Bush mbrriti në kryeqytetin turk nën masa të rrepta sigurimi.

Trupat dhe tanket po ndjekin çdo lëvizje të tij në Ankara dhe në hotelin ku ai do të qëndrojë. Kjo është shenjë e një atmosfere të tensionuar në një qytet që ka përjetuar shpërthime terroriste në ditët e fundit.

Gati në të njëjtën kohë që mbrriti presidenti, tensionet u shtuan edhe më shumë kur në Ankara erdhi fjala rreth rrëmbimit të 3 punëtorëve turq në Irak.

Gjendja në Irak do të jenë në qendër të vemendjes së takimit të nivelit të lartë të NATO-s, i cili fillon në Stamboll sonte. Qeveria e përkohshme irakiane i ka kërkuar aleancës që të stërvisë dhe pajisë forcat e saj të sigurimit.

Presidenti Bush u bëri thirrje vendeve anëtare të NATO-s që të lenë mënjanë mosmarrëveshjet lidhur me luftën në Irak dhe të përmbushin kërkesën e qeverisë irakiane. Presidenti tha se NATO-ja ka aftësinë dhe përgjegjësinë për të ndihmuar.

Ndërkohë, sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jaap de Hoop Scheffer tha se aleanca kishte arritur një marrëveshje paraprake mbi këtë çështje, por nuk u dhanë hollësi.

Para se të nisej për në Turqi, presidenti Bush u takua dje me kryeministrin irlandez Bertier Ahern, dhe Presidentin e Komisionit Evropian, Romano Prodi. Të tre udhëheqësit konfirmuan vendosmërinë e tyre për të ndihmuar popullin irakian.

Udhëheqësit bënë thirrje për lehtësimin e barrës së borxhit irakian, premtuan të ndihmojnë forcat e sigurimit të qeverisë së re dhe theksuan nevojën për zhvillimin e zgjedhjeve në Irak brenda janarit të vitit 2005.

//ze//

XS
SM
MD
LG